Është ndaluar mëngjesin e kësaj të hëne një nga tre autorët e dyshuar të plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë.
Në pranga ka rënë 33-vjeçari nga Tepelena Redjan Hadëri, ndërsa policia është në kërkim të dy të tjerëve.
Hadëri ka pranuar krimin para policisë, por ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Tashmë janë në kërkim nga “blutë” dy vëllezërit, Andrea Caushi, 35 vjeç, vëllai i tij, Visi Caushi, 33 vjeç.
Redjan Hadëri, 33 vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë, është një emër i njohur për Policinë në zonën e Tepelenës.
Më 19 janar të vitit 2017, Hadëri është arrestuar nga Policia pasi ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Biznesmei Spiro Iljadhi, 35 vjeç, i njohur edhe me emrin Ermal Iljazi, ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa plumbat kapën edhe një kalimtar të rastit, i identifikuar si Mario Jani, 33 vjeç, shqiptaro-amerikan.
[caption id="attachment_1204370" align="alignnone" width="1902"] Spiro Iljadhi[/caption]