Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 51-vjeçares Drita Saliaj, e cila u torturua dhe më pas u mbyt nga nipi i burrit së bashku me dy shokët e tij. Kunati i së ndjerës, Ilir Saliaj ka treguar dëshminë e 16 vjeçarit, Luis Saliaj për krimin makabër.
“Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë. Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje. “E kemi mbytur me dëshirë”, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë”, tha xhaxhai adoleshentit.
Ilir Saliaj është shprehur më tej se mes familjeve nuk ka pasur asnjë konflikt.
"Familja e autorit nuk ka pasur konflikte më familjen e viktimës. Nuk na kanë lejuar të shkojmë në ceremoninë mortore. Mamaja e Luisit dhe babai janë në gjendje shoku. Mamaja e Luisit ka qenë larguar që në 27 dhjetor nga Gjerbësi. Nipi vinte dhe ikte nga fshati vazhdimisht. Nuk kemi marrë avokat e s’do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Dua drejtësi, për mua nipi duhet të varet", ka treguar ai./Gazeta Liberale