Aktualitet

Pezullohet nga detyra gjyqtari i Elbasanit, i uli dy vite të dënuarit me burgim të përjetshëm

Shkruar nga Liberale
Pezullohet nga detyra gjyqtari i Elbasanit, i uli dy vite të dënuarit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar për tre muaj nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit Taulant Tafa.

Në një njoftim nga KLGJ, në seancën e sotme është pranuar pjesërisht kërkesa e ILD, e cila ka konstatuar shkelje gjatë kryerjes së detyrës me vendimin për të ulur me dy vite dënimin për të dënuarin Arben Grori.

Në lidhje me këtë shkelje ILD kishte kërkuar shkarkim të gjyqtarit, por KLGJ e ka pranuar pjesërisht kërkesën duke vendosur një masë të përkohshme pezullimi.

"Nga analiza ligjore e fakteve të mbledhura gjatë hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit T.T., Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte konkluduar në raportin hetimor, se nga ana e magjistratit janë konstatuar veprime/mosveprime të kryera në kundërshtim me ligjin “Për trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, të cilat kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përfitimin e padrejtë të uljes së dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin me burgim të përjetshëm (A.G.), si dhe cenimin e prestigjit të magjistratit në veçanti dhe cenimin e besimit të publikut te drejtësia.

Sipas hetimit të ILD-së, në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale ligjore. Në analizën e vendimmarrjes 4 vjeçare të magjistratit (2017-2021), me objekt ulje dënimi, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka konstatuar se ndryshe ka vepruar gjyqtari në dhënien e 155 vendimeve të tjera, ku në 7 kërkesa nga të dënuar me “Burgim të përjetshëm” janë respektuar kriteret formale ligjore", thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH