Aktualitet

Pesë gafat që vazhdojnë të rrënojnë sistemit shëndetësor shqiptar

Shkruar nga Liberale
Pesë gafat që vazhdojnë të rrënojnë sistemit

Pirro Prifti

Është folur shpesh për problemet e Sistemit Shëndetësor në Shqipëri dhe kritikat e shumta kanë pasur vetëm disa reagime të dobëta nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Këtu bëhet fjalë për problemet e rënda që ekzistojnë sidomos në sistemin shëndetësor spitalor por dhe atë parësor për të cilat i kemi shpjeguar edhe më parë duke dhënë dhe opsionet e mundshme.

Është folur shpesh për ikjen e mjekëve dhe teknicientëve mjekësore jashtë shtetit e cila mesa duket është edhe dukuri e vendeve të vogla, por problem mbetet  se përse vazhdon të rrënohet sistemi publik spitalor dhe parësor. Kur do të ketë dritë në fund të këtij tuneli parregullsish në Shëndetësi?

Përse sistemi Shëndetësor publik has këto pengesa kaq të mëdha për tu reformuar?

Janë shumë faktorë që njihen mirë edhe nga pacientët dhe nga njeriu më i thjeshtë, por duke i analizuar me kujdes, më të rëndësishmit janë këto:

-duke filluar nga Ministria e Shëndetësisë, prania e një Ministri jo-profesionist shton konfuzionin në përdorimin e fondeve dhe buxhetit

-prania e këshilltarëve  të Ministrit të cilët janë jo-profesionistë pa përvojë dhe militantë. Kjo kërkon rregullim të ligjit për këshilltarët e ç`do lloj Ministri që të kenë eksperiencë dhe të jenë të profilit

- prania e një administratë dhe formatimi i administratës  dhe i  drejtorive së M.SH., sipas formatit të BE, dhe vendosjen e drejtorëve profesioniste e me eksperiencë punë sipas profilit

-Aktivizimi i institutit të Shëndetit Publik si qendra kryesore për profilaksinë, vaksinimet dhe parandalimin e sëmundjeve

Një nga argumentet kryesore ankesat e shumta për shërbimet në spitale vijnë nga Pacientët të cilët  nuk janë të kënaqur nga shërbimi Spitalor  për shumë arsye dhe ato më të rëndësishmet janë probleme që lidhen me: mitmarrjen

Etikën profesionale

Problemet e mos gjendjes së medikamenteve gjatë kohës së shtrimit

Pa vlefshmërinë e Kartës së Shëndetit përsa i përket rimbursimit

Pamundësinë e bërjes së analizave dhe i disa ekzaminimeve në spitale sepse mjekët specialist që punojnë në spitale publike i dërgojnë pacientët në privat

Mos-funksionimi si duhet i konsultave mjekësore

Mungesa e kontrollit brenda spitalor për përdorimin e medikamenteve, orarit në punë për mjekët,

E parë me kujdes  nga këndvështrimi për të dhënë opsionet se si mund të rregullohet më mirë shërbimi dhe kujdesi ndaj Pacientëve të shtruar në spitalet publike mendoj se duhet një  reformë thelbësore e cila duhet të jetë edhe në drejtim të përmirësimit të ligjeve, dhe të  bërjes së Udhëzimeve dhe Urdhrave specifikë për probleme specifike mjekësore por dhe për një reforme të gjerë në sistemin publik shëndetësor në të cilën gjendja vazhdon të jetë aspak normale me gjithë përpjekjet e qeverisë nëpërmjet disa  përmirësimeve si: check up në sistemin parësor për pacientët ambulatorë dhe rimbursimi i pjesshëm i disa ekzaminimeve.

Problem i madh mbeten  mos funksionimi siç duhet i spitaleve publikë në 10 Rajonet e Republikës së Shqipërisë të cilët me përjashtim të Durrësit dhe Tiranës  nuk funksionojnë siç duhet duke i dërguar pacientët në spitalet e Kryeqytetit sidomos ditëve të shtuna dhe të djela etj. Problemet janë të shumta.

Realisht 5 gafat kryesore që kanë dëmtuar dhe po dëmtojnë sistemin shëndetësor public për shkak të të cilit, ankohen pacientët, po ikin mjekët, infermieret, dhe ka korrupsion të madh shtetëror nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe mitmarrje   të turpshme nga personeli shëndetësor, po ti përmbledhim janë këto:

Keqmanaxhimi shëndetësor në të gjithë Republikën për shkak se buxheti është relativisht i ulët në raport me fqinjët por edhe se buxheti dhe fondet keqpërdoren dhe nuk shkojnë aty ku duhet ashtu siç janë statistikat për Shëndetësinë duke shkaktuar korrupsion, mitmarrje, përkeqësim të kujdesit shëndetësor ndaj pacientit, ankesa të shumta

Mbulimi jo i plotë dhe aspak i përshtatshëm me siguracionet shëndetësore, dhe pavlefshmëria aktuale e Kartës së Shëndetit për: vizitat mjekësore- analizat mjekësore- ekzaminimet mjekësore-shtrimet në spital,

Mungesa dhe  vjetrimi e ligjeve për Sistemin Shëndetësor, për shkak të të cilave ka një raport aspak të kënaqshëm për pacientë/klientët , midis Shërbimit spitalor publik me atë privat, përfshi dhe qendrat private të analizave, ekzaminimeve, vizitave- në dobi të privatëve duke dëmtuar rëndë ndoshta pa dashje të sistemit publik,

Mungesa e rritjes cilësore të Pagave dhe diferencimi i tyre sipas titullit, eksperiencës, dhe vendosjes së kategorive për teknicienët Mjekësore, si dhe vendosja e Bonuseve për shërbimet mjekësore të kryer nga ata, bonuse të cilat do të përmirësonin ndjeshëm mirëqenien e personelit shëndetësor,

Papërgjegjshmëria e plotë përsa i përket Specializimit të mjekëve, mos pasja e një pakete ligjore  për dërgimin e mjekëve me kushte kontraktuale të kënaqshme në zonat malore, dhe në rrethe ku mungojnë specialistët, vendosjen me detyrim të Mjekut të familjes në të gjitha qendrat shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, dhe duke mos lejuar më për kujdesin shëndetësor ndaj pacientit të mjekëve të Përgjithshëm të cilët duhet ti nënshtrohen specializimit 3 vjeçar për Mjek Familje.

Të pesë këto Gafa që janë bërë tashmë 30 vjeçare, së bashku me  elementët që nuk shkojnë mirë  të përshkruar më sipër po brejnë si `kancer` sistemin shëndetësor, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek pacientët ndaj shërbimit shëndetësor publik, duke i dhënë prioritet abuzimeve, korrupsionit mit marrjes, detyrimit të pacientëve që të marrin shërbimin shëndetësor privat i cili në fakt ka diferencë për mirë me publikun, por duke përfituar nga një konkurrencë jo e ndershme për shkak të mos pasjes së ligjeve përkatëse-siç u tha më lart- për rregullimin e dy anshëm shërbim shëndetësor publik me atë privat.

Sidoqoftë me gjithë paraqitjen e problematikës e cila nuk është vështirë të përcaktohet edhe nga vetë pacientët, analiza e tyre dhe dhënia e opsioneve dhe alternativave ashtu siç kam bërë dhe në shkrimet e mëparshme, për hir të pacientëve, dhe të mjekëve e teknicientëve mjekësore qeveria e sotme , ndoshta dhe ajo e të ardhmes, duhet ta vendosë në prioritet përmirësimin e shërbimit shëndetësor publik i cili vazhdon të vuajë për shkak të drejtimit të keq dhe aspak profesional. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH