Aktualitet

Përmbytjet/ Peleshi: Situata më kritike situata në 11 janar

Shkruar nga Liberale
Përmbytjet/ Peleshi: Situata më kritike situata në 11 janar

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë detajet e fundit nga përmbytjet në vend gjatë mbledhjes të Komiteti Ndërministror të Emergjencave Civile.

Peleshi tha se situata në vend është shumë e rënduar, por pritet që në 24 orë te fundit të ketë një ulje të intensitetit të reshjeve dhe kjo do të ndihmojë që të ketë një situatë me të relaksuar, por në 11 janar sasia e reshjeve do të jetë shumë e madhe.

Të dhënat e publikuara nga Peleshi:

Qarku Shkodër: Kemi një rritje të niveleve në lumenj, Drin, Bunë, Kir dhe Gjadër janë përmbytur 2270 hektarë. Fshatë Obot është përmbytur. Në dispozicion janë mjetet tona të ushtrisë. Hidrocentralet janë në kapacitet të plotë. Shkarkimet janë të moderuara deri tani dhe nuk rrezikojnë të shtojnë përmbytjet. Në 24 orët e tjera do të ketë reshje mesatare.

Qarku Vlorë: Në Vlorë ka vetëm një shembje rruge në aksin Borsh-Piqeras, situata në përgjithësi në qark nuk është kritike, niveli i ujit në urën e Mifolit është 6.2 metra. Nesër do të ketë një ulje të reshjeve dhe në dy ditët e tjera do të ketë një rritje, por 24 orët e tjera do të sjellin një rekalsim të situatën.

Qarku DUrrës: Në Fushë Krujë ka një rritje të nivelit të lumit Zezë, ka 2500 hektarë të përmbytura në Bubq dhe në Thumanë.

Qarku Gjirokastër: Kemi situatë emergjence nga informacionet që kemi deri tani. Janë marrë masat nga Bashkia dhe është bërë ndërhyrja në ato zona ku ka pasur probleme. Rreth 1150 forca në të gjitha bashkitë e rriskuara të vendit sot janë të angazhuara për të përballuar situatë emergjente.

Më tej ai tha se sasia e reshjeve do të jetë më madhe në datën 11 Janar, ku në disa qarqe mund të ketë dhe probleme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH