Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e nxënësve të helmuar

Shkruar nga Liberale
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e nxënësve

Agravohet situata e nxënësve të helmuar në shkollën e Postribës në Shkodër. Shumë prej tyre janë rikthyer në urgjencen e spitalit të Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.

Prindërit tregojnë  se fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa bëjnë përgjegjës fast-foodin ngjitur me shkollën.

Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sandwichi po në këtë fast-food.

Mësohet se në këto 48 orë janë rreth 50 fëmijë të shkollës "Adem Haxhia" në Postribë të cilët janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Policia ka nisur hetimet, ndërsa DShP ka marrë monstrat e ujit dhe të ushqimeve të fast-foodit për të identifikuar shkaqet e helmimit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH