"News 24" ka zbardhur takimin e presidentit Ilir Meta me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Mësohet se gjatë këtij takimi u diskutua për ndryshimet kushtetuese të miratuara dje.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore, ndërsa Basha doli kundër këtij vendimi.
Ai tha se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.
Në takim me Kreun e Shtetit, kryedemokrati Basha shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. /Gazeta Liberale