Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, gruaja niset drejt spitalit

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, gruaja niset drejt

Një banesë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët, por për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shtraus, ndërkohë që zjarri ka rënë në katin e 8-të të një pallati.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në banesë ndodhej një zonjë, e cila u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës pa rrezik për jetën. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH