Letërsi

Leteratura vjen këtë të hënë me: Rrëfime të patreguara për Dritëroin

Shkruar nga Liberale
Leteratura vjen këtë të hënë me: Rrëfime të

Suplementi Leteratura i dedikohet letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë “Leteratura” i dedikohet shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, në 3-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Shkrimtarja Diana Çuli sjell shkrimin me titull “Për Dritëroin”.

“Ai imazh që mua nuk më del nga mendja e që lidhet me Dritëroin, është shikimi i tij. Tani mund të them me mendjen time Dritëroi, madje dhe mund ta shkruaj kështu, por atëhere ishte e pamundur, për shkak të moshës dhe për shkak të një peshe që ai kishte mbi ne.” 

Më tej, gazetarja Rudina Xhunga sjell shkrimin “Dritëro Agolli, që njoha unë!”.

“Herën e fundit në Pogradec, ai pranoi të recitojë vargje të Lasgushit në kamera. Pastaj më tha që do më jepte intervistën e fundit. Por Dritëroi nuk pati fund. Ai shkroi, tregoi, foli pafund.”

Shkrimtarja Mira Meksi sjell shkrimin “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit si një shërbesë e vyer për gjuhën shqipe”.

Në fund, Dr. Riza Braholli sjell “Vetëvrasja në rrafshin ideor e artistik të letërsisë shqipe”./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH