
Demokratët nisin nesër procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, që më pas do të bëhen pjesë e listave finale që do të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Anëtarësia e Qarkut të Kukësit është e para që thirret të zgjedhë të preferuarit e saj, mes 17 emrave. Dy prej tyre janë ish-kryebashkiakët, Bashkim Shehu dhe Besnik Dushaj, ndërsa rikthim në Parlament kërkohet edhe për ish-deputeten Mimoza Hajdarmataj.
Në listë ka emra të tjerë të njohur si Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërië në Shkup apo ish-zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka. Anëtarësisë i sugjerohen edhe mjekë si Admir Sinamati apo Ibrahim Bruka, por edhe ish-kampioni i mundjes Sahit Prizreni..