Pas kritikave dhe reagimeve të shumta për fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, ka ardhur reagimi i Fondacionit Nobel.
CNN ka kërkuar një koment nga Fondacioni “Nobel” lidhur me vendimin për t’i dhënë Handkes çmimin për letërsi.
“Asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavarura të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”, ka qenë përgjigja zyrtare.
Ndërsa, sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm ka thënë për “The New York Times”, se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.
Handke ka qenë mbrojtës dhe adhurues i Sllobodan Milloshevic. Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kasapit të Ballkanit dhe madje ka qarë për të./Gazeta Liberale