Aktualitet

Parlamenti i Nxënësve, Kushi ftesë bashkëpunimi për luftën kundër dhunës dhe fenomeneve negative në shoqëri

Shkruar nga Liberale
Parlamenti i Nxënësve, Kushi ftesë bashkëpunimi për

Parlamenti i ri i Nxënësve të Shqipërisë u mblodh sot në sallën e kuvendit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Kushi në fjalën e saj theksoi se legjislatura e kaluar e Parlamentit të Nxënësve kishte një vlerë të madhe për sa i përket bashkëpunimit me njëri-tjetrin, një element që fatkeqësisht sipas Znj. Kushi në parlamentin e të rriturve mungon. Ajo tha se të njëjtin bashkëpunim të mirë e pret edhe nga pjesëtarët e rinj.

"Ka disa vlera që ne të rriturit duhet t’i mësojmë nga ju. Është pikërisht bashkëpunimi dhe harmonia që në parlamentin e të rriturve mungon”- theksoi Znj. Kushi.

Kushi ka falënderuar kryeparlamentaren Nikolla për kujdesin e saj të veçantë dhe vënien në dispozicion të infrastrukturës për këtë parlament, si dhe ka falënderuar deputetët e parlamentit të kaluar për kontributin e tyre. Pavarësisht periudhës së vështirë të pandemisë, ata dhanë ide të vlefshme dhe ishin shumë aktivë.

“Parlamenti i kaluar na dha shumë ide për mësimin online, nismën ‘Digjitalizo një Nxënës’, lufto kundër bullizmit dhe fenomeneve sociale”- shtoi Znj. Kushi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH