Aktualitet

Paralajmërimi për infermierët dhe mësuesit/ PD padit në SPAK Ramën

Shkruar nga Liberale

Partia Demokratike ka paditur në SPAK kryeministrin Edi Rama pas një deklarate një ditë më parë ku kërcënoi mësuesit dhe infermierët që ishin punësuar me anë të portalit që të mos e çonin votën në drejtim të gabuar.

Gjatë një bisede me Milva Ekonomin ditën e djeshme, Rama u shpreh se e mbrojnë vendin e punës vetëm duke votuar PS. “Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votë. Në drejtim të paditur përfundon çdo gjë, edhe puna e tyre. Se e fillojnë prapë ata, se nuk dinë gjë tjetër”- citohet Rama në padi. P

ër Partinë Demokratike, Edi Rama ka konsumuar 4 vepra penale, për te cilat i kërkon SPAK të hapë hetim:

-Shpërdorimi i detyrës

-Korrupsion aktiv në zgjedhje

-Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

-Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Intimidimi i administratës publike për tu përfshirë në fushatë, presioni për të sjellë deri në 20 vota të sigurta për Partinë Socialiste dhe kërcënimi për largim nga puna janë fenomene që hasen në çdo institucion, por një deklaratë me përmbajtje kërcënuese nga vetë Kryeministri është shumë e rrezikshme, aq më tepër kur për 17 ditë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH