Aktualitet

Pamjet nga superaksioni/ Kapen 1.8 tonë drogë në dy kamionë shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Pamjet nga superaksioni/ Kapen 1.8 tonë drogë në dy kamionë

Një sasi e madhe prej 1.8 tonë marijuanë është kapur në Turqi. Droga po transportohej nga dy kamionë me targa shqiptare.

Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vinin nga Shqipëria.

Në pranga janë vënë 9 trafikantë, dy prej të cilëve thuhet se janë të huaj, por që nuk përcaktohet nga cili vend.

Ndërkohë në mediat turke kanë dalë edhe pamjet e aksionit, ndërsa kamionët janë ndaluar gjatë natës në autostradë.

Hetimet e policisë turke për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH