Mini-shengeni ballkanik është pritur me protesta në Tiranë. Aktivistët të ndryshëm janë mbledhur me pankrata në duar, para Kryeministrisë.
"Pa Kosovë e Çamëri, nuk ka Shqipëri", "Duam bashkim me Kosovën, jo me Serbinë”, shkruhet në pankartat e protestuesve, teksa nuk kanë munguar thirrjet kundër kryeministrit Rama.
Nga ana tjetër, ka nisur edhe takimi mes liderëve të rajonit për “Shengenin Ballkanik”. Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Presidenti i Malit të Zi kanë mbërritur në hotel Rogner pas vizitës në Durrës në disa vende të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kujtojmë, që Kosova refuzoi ftesën për të marrë pjesë në këtë samit për shkak të qëndrimit dhe deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së./Gazeta Liberale