Aktualitet

Osmani intervistë në CNN: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia do vazhdojë agresionin

Shkruar nga Liberale
Osmani intervistë në CNN: Nëse nuk ndëshkohet, Serbia do

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, ka thënë se nuk e ka të konfirmuar nëse Serbia i kishte tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

“Kosova ishte nën sulm. Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë. Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbinë, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon”, tha Osmani.

Presidentja Osmani ka delaruar se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta hap edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor. Ajo shton se perëndimi duhet ta sanksionojë Serbinë. Osmani ka thënë se Kosova i ka kontribuar paqes në rajon. Ajo ka thënë se vendi po përballet me krizë sigurie, teksa ka treguar se janë në komunikim me aleatët, SHBA-të dhe BE-në.

”Ne kemi marrë çdo hap për të qenë konstruktiv, por Serbia jo”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të publikojë dëshmi të reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga terroristët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH