Sipas raportimeve është nxjerrë gjallë nga rrënojat e tërmetit, futbollisti i Hatayspor, Christian Atsu.
Ish-mesfushori ganez i Chelsea dhe Newcastle ndodhej brenda një ndërtese që u shemb për shkak të tërmetit vdekjeprurës në Turqi, por mbrëmjen e së hënës u gjet i gjallë nga ekipet e shpëtimit.
Ndërtesa ku Atsu jetonte me shokët e skuadrës në Hatayspor “ra” tërësisht nga tërmeti, por ai u nxor nga rrënojat.
Sipas raportimeve 31-vjeçari ganez po përjeton vështirësi në frymëmarrje dhe ka dëmtuar këmbën e djathtë, por ndodhet jashtë rrezikut dhe është dërguar menjëherë në spital.