Aktualitet

EMRI/ Shkoi te shtëpia e ish-gruas, policia ekzekuton 55-vjeçarin shqiptar (tentoi të shtypte me makinë efektivin)

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Shkoi te shtëpia e ish-gruas, policia ekzekuton 55-vjeçarin

Një karabinier 37-vjeçar u godit dhe u shtrua në spital me një thyerje në gju. Një 55-vjeçar, Haxhi Collaku, me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është goditur me armë zjarri nga një tjetër karabinier.

Ngjarja ndodhi sot pasdite, 14 korrik 2023, në Padova në rrugicën Castelfidardo. Këto janë faktet: autori, një burrë të cilit tashmë e kishin ndaluar t'i afrohej (për ndjekje) ish-gruas së tij që jeton aty pranë, u shfaq në shtëpinë e gruas e cila nuk humbi kohë dhe thirri qendrën operative duke kërkuar ndihmë.

Karabinierët arritën me shpejtësi në vend dhe e kapën në flagrancë shqiptarin, duke e ftuar të largohej menjëherë. Në këtë moment, burri hipi në furgon, futi marshin e pasme, por në vend që të largohej, ai u drejtua drejt njërit prej dy karabinierëve që ndërhynë, duke e shtypur me makinë në gjymtyrët e tij të poshtme, ndërsa polici ishte i përkulur për të shkruar raportin. Përndjekësi më pas doli nga furgoni dhe u drejtua, i armatosur me një teh çelësi, kundër policit që ra në tokë. Polici i dytë, për të mbrojtur kolegun dhe për t'i shpëtuar jetën, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar katër herë ndaj shqiptarit. Katër të shtëna, dy në trup dhe dy në këmbë. Sulmuesi u rrëzua në asfalt, ndërsa nga dritaret e godinave njerëzit bërtisnin të tmerruar. I plagosur rëndë, Collaku ndërroi jetë pak kohë më pas në spital ku ishte shtruar edhe karabinieri, në gjendje kritike, por jo në rrezik për jetën.

Hetimet janë të koordinuara nga Prokuroria Publike e Padovës me prokurorin kujdestar Marco Brusegan, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe po dëgjon personat e informuar për faktet.

“Më bën shumë përshtypje ky episod veçanërisht i rëndë që ndodhi në qytet. Një burrë që shkel ndalimin për t'iu afruar ish-gruas, i armatosur, një sulm i urryer ndaj karabinierëve që mbërrijnë në vend për ta bllokuar, të shtënat që pasojnë - shkruan kryebashkiaku Sergio Giordani në një shënim - duke shprehur afërsinë dhe solidaritetin me policin e plagosur rëndë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH