Ai ka parashikuar me kalimin e kohës, vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, përpjekjen e Elon Musk për të zotëruar Twitter, por edhe pandeminë Covid-19. Kohët e fundit, Athos Salomé përcjell komente shqetësuese për Luftën e Tretë Botërore, të lidhur ngushtë me pushtimin rus të Ukrainës.
“Nostradamusi i ditëve tona”, emri i vërtetë it ë cilit është Athos Salomé, ka lindur në Brazil dhe është 36 vjeç.
Gjithashtu, “Nostradamusi i ditëve tona”nga Divinópolis, Brazil, pretendon se planeti do të përballet me një luftë bërthamore edhe këtë vit.
Sipas Athos, shkenca ka vërtetuar se aftësitë e tij janë të vërteta, ndaj vetëm pak muaj më parë, lista e tij e parashikimeve iu nënshtrua një studimi teknik. Rezultatet nuk rezultuan të ishin mashtrime, siç shpjegoi vetë fallxhori.
“Lista ime thoshte gjithashtu se Mbretëresha Elizabeth II do të vdiste dhe se Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në vitin 2022. Është konfirmuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, tha Athos Salomé.
Pak kohë më parë, Athos kuptoi se ishte ndryshe nga njerëzit e tjerë që e rrethonin. Shumë herë, pranon ai, ka dyshuar në aftësitë e tij, sepse ka thënë gjëra të pabesueshme, por që në fund ato janë realizuar. “Në moshën 12-vjeçare kuptova se isha i ndryshëm nga njerëzit e tjerë, më i prirur për të ndjerë, dëgjuar dhe folur për ngjarje mbi të cilat nuk kisha kontroll. Ndonjëherë dyshoja në veten time, sepse thosha gjëra të pamundura, por që shpejt u bënë realitet”, është shprerealizuan”, tha Athos Salomé.