
Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë një armë të re me rreze më të gjatë në Ukrainë, duke iu përgjigjur lutjes së Presidentit Volodymyr Zelenskiy për ta ndihmuar me raketa që mund të godasin thellë prapa vijave të frontit të konfliktit gati njëvjeçar me Rusinë.
Tani forcat ruse do të duhet të përshtaten ose të përballen me humbje potencialisht katastrofike. Arma e re do të jetë në duart e ushtrisë së Ukrainës, e cila do të godasë objektivat armike në dyfishin e distancës së arritshme nga raketat që ajo ka lëshuar deri më tani nga Sistemi i Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS), edhe ato, furnizime nga SHBA. Nëse përfshihet siç pritej në një paketë të ardhshme ndihme për armë, raportuar fillimisht nga Reuters, me një mundësi për të goditur në një distancë 151 km, GLSDB do të vërë në objektiv bazat e ushtrisë së Rusisë në lindje të vendit, si dhe një pjesë të Krimesë së pushtuar prej saj.
Kjo do ta detyrojë Rusinë të tërhiqet edhe më larg nga vijat e frontit, duke i bërë ushtarët e saj më të rrezikuar nga çdo ofensivë të re. “Kjo mund të ngadalësojë ndjeshëm [sulmin rus]," tha Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës. “Ashtu siç HIMARS ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e luftës, këto raketa mund të ndikojnë edhe më shumë në rrjedhën e ngjarjeve”.
GLSDB është bombë që drejtohet nga GPS, e cila mund të manovrojë për të goditur caqe që konsiderohen të vështira për t'u arritur, nga qendrat e komandës. Së bashku nga SAAB AB dhe Boeing Co, ato janë të pajisura me teknologjinë më të fundit.
Nuk është ende në përputhje me HIMARS, por Shtetet e Bashkuara do t'i ofrojnë raketat e reja, thanë burimet. GLSDB mund të dorëzohet në pranverën e vitit 2023, sipas një dokumenti të rishikuar nga Reuters. Kur Shtetet e Bashkuara dërguan për herë të parë lëshuesit HIMARS në qershor, ato furnizuan Ukrainën me raketa, me një rreze veprimi prej 77 km. Ky ishte një nxitje e madhe për ushtrinë ukrainase, duke e lejuar atë të shkatërrojë deponitë ruse të municioneve dhe objektet e magazinimit të armëve.
Pasi Ukraina të ketë bombat e reja rrëshqitëse, thonë ekspertët ushtarakë, Rusisë do t'i duhet t'i tërhiqet edhe më afër kufirit të saj. - “Aktualisht nuk jemi në gjendje të arrijmë objektet ushtarake ruse më shumë se 80 kilometra larg”, tha analisti ushtarak ukrainas Oleksandr Musiyenko. “Nëse ne mund t'i arrijmë ata praktikisht deri në kufirin rus, ose në Krimenë e pushtuar, atëherë sigurisht që kjo do të ulë potencialin sulmues të forcave ruse.”
Ç’është më e rëndësishmja, Ukraina së shpejti do të jetë në gjendje të arrijë çdo cep të territorit tokësor të okupuar, deri në Krime, nëpërmjet Berdianskut dhe Melitopolit. Kjo do ta detyrojë Rusinë të ridrejtojë kamionët e saj të furnizimit në urën e Krimesë, e cila u dëmtua rëndë nga një sulm në tetor. “Rusia po përdor Krimenë si një bazë e madhe ushtarake nga e cila dërgon përforcime për trupat e saj në frontin jugor”, tha Musiyenko. “Nëse do të kishim mundësi t’i godisnim nga 150 km (municione), mund ta arrinim atë dhe të prishnim lidhjen logjistike me Krimenë”.
Përtej ndikimit logjistik, shtimi i një arme me rreze më të gjatë veprimi në arsenalin e Ukrainës mund të ndihmojë për t’i shkaktuar tronditje rusëve. Tom Karako, një ekspert i armëve dhe sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha se, ndërsa Ukraina do të përfitonte nga një armë edhe më e madhe, GLSDB është “një armë vërtet e rëndësishme për t'u dhënë ukrainasve shtrirje më të madhe dhe për t'i detyruar rusët të mendohen mirë para se të sulmojnë".
Për administratën Biden, vendimi për të dërguar GLSDB në Ukrainë përfaqëson një hap drejt përmbushjes së kërkesës së Ukrainës për raketën me rreze veprimi 297 km, të cilën administrata amerikane deri më tani ka refuzuar t’ia sigurojë, nga frika e një përshkallëzimi më tej të konfliktit.
Bombat e fundit rrisin shpresat e Ukrainës për ndërprerjen e operacioneve ruse dhe krijimin e një avantazhi taktik. Megjithatë, tha Karako, është e mundur që ukrainasit mund të marrin një armë me rreze veprimi edhe më të largët në të ardhmen.
/Përgatiti: Liberale.al/