Francesco Samengo, Presidenti i Unicef në Itali ka ndërruar jetë për shkak të infektimit nga COVID-19. Tashmë kishte disa ditë i shtruar në spitalin ‘Spallanzani’, ku kaloi dhe minutat e fundit të jetës.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga zyra e Unicef në Itali, ku thuhej se ai ishte një shembull i vetëmohimit dhe këmbënguljes së palodhur.
Në deklaratën e Unicef Italia thuhet se “Në ballë të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Itali dhe në botë, Francesco Samengo gjithmonë është shquar për ndjeshmërinë e tij të madhe dhe besimin e vendosur se krijimi i një bote më të mirë do të thotë së pari të kujdesesh për më të dobëtit dhe më të pambrojturit, sidomos fëmijët, duke mos lënë askënd pas. Në dy vitet e mandatit të tij ai e udhëhoqi organizatën me shumë përkushtim, pasion dhe përkushtim të pandërprerë.”
Samengo ishte vullnetar i Unicef për më shumë se njëzet vjet, më pas anëtar i bordit të drejtorëve dhe që nga viti 2001 president i komitetit rajonal të Kalabrisë për unicef, duke ndihmuar në përmirësimin e jetëve të mijëra fëmijëve./Gazeta Liberale