Aktualitet

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Himarë, sekuestrohet një skaf në Dhërmi

Shkruar nga Liberale
Një ditë pas ngjarjes tragjike në Himarë, sekuestrohet

Në Dhërmi po zhvillohet një operacion i policisë kufitarë të Vlorës, një ditë pas tragjedisë së ndodhur në Himarë, ku si pasojë humbi jetën një vogëlushe 7 vjeç.

News 24 raporton se, është sekuestruar një skaf me mungesë dokumentacioni.

“Ajo që vihet re, ka një shkelje të ligjit, sipas të cilit nga vendi ku pushuesit notojnë, mjetet lundruese duhet të jenë së paku 300 metra larg. Kjo zonë i përket zonës B sipas ligjit dhe nga bregu i detit duhet të jetë 100 metra zona për pushuesit ku mund të notojnë dhe ku janë sinjalizuesit, ku mjetet lundruese nuk mund të hyjnë dhe të kapërcejnë këto vija. Nga ajo që shikojmë, duke qenë se kontakti me policinë është i pamundur, është një skaf i cili ndodhet i sekuestruar. Disa banorë dhe pronarë kanë pohuar se do të bëhet verifikimi i mëtejshëm”, tha gazetari Osman Stafa.

Kujtojmë se, mesditën e djeshme, Shefi  i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, Arjan Tase “i mori jetën” Jonada Avdias, teksa e përplasi me skafin të cilin drejtonte. Vajza e vogël ndodhej në plazhin e Potamit në Himarë, ku së bashku me familjen ishin kthyer nga jashtë për pushime.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH