Aktualitet

Negociatat/ Yuri Kim: Hap historik! SHBA në mbështetje të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Negociatat/ Yuri Kim: Hap historik! SHBA në mbështetje të

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka reaguar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Kim shkruan se ky është një hap historik dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për reformën në drejtësi si edhe në hapat e e tjerë të nevojshëm për anëtarësimin e plotë në BE.

“Urime Shqipërisë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të sotme, hap historik, i shumëpritur drejt anëtarësimit të plotë në familjen e Bashkimit Europian. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm përpjekjet tuaja për reformën në drejtësi dhe hapat e tjerë të nevojshëm për anëtarësim. Përpara”, shkruan Kim.

Më herët ka reaguar dhe Shtëpia e Bardhë në lidhje me nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH