Sport

Në qershor rinisin të gjitha sportet në vend, ndeshjet pa tifozë

Shkruar nga Liberale
Në qershor rinisin të gjitha sportet në vend, ndeshjet pa

Në komunikimin e saj të fundit ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se prej datës 1 qershor të gjitha sportet në vend mund të vazhdojnë sezonin e ndërprerë, por pa praninë e publikut.

Kështu, futbolli do të rinisë prej 3 qershorit, sikurse është përcaktuar më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kalendari mbetet i njëjtë me ndeshjet që do të luhen afërsisht çdo 3 ditë.

Kupa e Shqipërisë nuk ndryshon ndërsa do të nisë më 10 qershor dhe do përcaktojë skuadrën fituese më 2 gusht.

Qeveria i hapi rrugën, ndërkohë edhe të gjithë sporteve të tjera në vend, përfshirë lojërat me dorë. Volejbolli dhe basketbolli shqiptar janë pezulluar pak javë përpara nisjes së fazës së play off.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH