Aktualitet

Në ‘heshtje’, Presidenti kalon dy ligjet e zhurmshme për mjekësinë dhe legalizimin e kanabisit

Shkruar nga Liberale
Në ‘heshtje’, Presidenti kalon dy ligjet e zhurmshme për

Presidenti Bajram Begaj aprovoi me heshtje ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 2 deri në 5 vite në spitalet publike pas përfundimit të fakultetit.

Të njëjtin aprovim Presidenti dha edhe për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

Gjeti rrugën e mesit, atë që Kushtetuta ia njeh kur Presidenti i Republikës nuk është 100% dakord me ligjet e ardhura nga Kuvendi.

Mes dekretimit dhe kthimit mbrapsht në Kuvend Bajram Begaj zgjodhi të heshtë duke mos penguar gjithsesi hyrjen në fuqi të dy ligjeve shumë të debatuara, trajtimi special për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ndonëse është mjek në profesion, dhe pavarësisht takimit që zhvilloi me studentët e mjekësisë, Kreu i Shtetit duket se nuk krijoi bindjen për ta kthyer për rishqyrtim ligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë deri në 5 vjet në spitalet publike.

Të njëjtin fat pati edhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Me heshtjen e tij, Presidenti i Republikës nuk pengoi ligjin e miratuar nga Parlamenti që bën Shqipërinë pjesë të atyre vendeve që do të lejojë kultivimin e bimës narkotike.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH