Aktualitet

Ndezën tymuese në Kuvend, Rama për deputetët e Berishës: Kanë prekur fundin! Mbollën sherr e dhunë, korrën vetëm humbje

Shkruar nga Liberale
Ndezën tymuese në Kuvend, Rama për deputetët e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin që Rithemelimi shkaktoi në seancën e sotme në kuvend, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ata kanë prekur fundin dhe se sipas tij po përdoren nga Sali Berisha, një person që e cilëson në kërkim nga drejtësia për aferën Partizani, pasi ish-kryeministri ka refuzuar të paraqitet për masat e sigurisë.

Më tej kryeministri thotë se Berisha nuk do t'i lëshojë derisa t'i shkërmoqë.

" I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje…

Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur."-shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH