Aktualitet

Ndërron jetë turistja boshnjake në plazhin e Durrësit, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë turistja boshnjake në plazhin e Durrësit,

Një pushuese nga Bosnja Hercegovina ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Paraprakisht dyshohet se shtetasja me iniciale S.V, 60 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.  Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

'Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.", thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH