Arte

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare komediani dhe aktori i njohur

Shkruar nga Liberale

Komediani dhe aktori i njohur Mike Yarwood ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar organizata “Royal Variety Charity” teksa postoi në X (ish-Twitter) dhe Facebook një foto të tij me Mbretëreshën Elizabeth II.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për të njoftuar vdekjen e komedianit dhe imituesit legjendar, #MikeYarwood. Mike lë pas një boshllëk të madh në industrinë e aktrimit. Ngushëllimet tona më të thella familjes së Majk, miqve dhe fansave të tij të shumtë”, shkroi organizat ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes së komedianit.

Yarwood u bë i njohur në vitet 1960 dhe 1970 me imitimet e politikanëve, kryeministrave Harold Wilson dhe Edward Heath, si dhe Princin e atëhershëm të Uellsit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH