Aktualitet

Ndërron jetë gjenerali dhe ish-deputeti demokrat, Basha: Partia Demokratike humbi një prej kontribuesve të saj të vyer

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë gjenerali dhe ish-deputeti demokrat, Basha: Partia

Ndahet nga jeta Baki Shehi, ish-deputet i Partisë Demokratike, gjeneral i Forcave të Armatosura.

Lajmin e trishtë e bëri publik kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Postimi i Bashës:

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Baki Shehit, deputet i Partisë Demokratike, gjeneral i Forcave të Armatosura dhe studiues i apasionuar i historisë. I dashuruar pas vendlindjes së tij, të cilës i përkushtoi me pasion dhe humanizëm aktivitetin e tij politik, përmes një pune të gjatë e të palodhur, Baki Shehi hulumtoi me kërshëri të shkuarën e lashtë të Ndroqit, duke i dhënë jetë një libri që do të mbetet testament i lidhjes së tij të ngushtë me këtë komunitet, të cilit i shërbeu me devocion dhe dashuri.”

“Ndonëse i sfiduar dhimbshëm nga dallgët e jetës, gjeneral Baki Shehi ruajti përherë zemërgjerësinë dhe fisnikërinë me të cilën do të kujtohet nga miqtë dhe kolegët e tij. Me ndarjen e tij nga kjo jetë Partia Demokratike humbi një prej kontribuesve të saj të vyer.”

“Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e dashamirët e tij të shumtë.

U prehtë në paqe!”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH