Aktualitet

Ndërkombëtarizimi i studimeve në UET, lista e universiteteve partnere

Shkruar nga Liberale

Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë përgjithësisht konsiderohet një fenomen i ri – një fushë kërkimore, një fushë e praktikës profesionale dhe një ndërmarrje strategjike për institucionet e arsimit të lartë.

Sot ekziston një korpus i konsiderueshëm i materialit të botuar në lidhje këtë temë dhe si dhe një katedër e afirmuar ekspertësh, puna e të cilëve e ka formuar këtë fushë në mënyra domethënëse dhe afatgjata. Themeluesit bashkëkohorë të ‘studimit’ të ndërkombëtarizimit dallojnë për nga kontributet që ata kanë dhënë me anë të propozimit dhe përcaktimin të kushteve themelore, duke parashtruar korniza konceptuale, duke formuar debate relevante, duke tërhequr vëmendjen e një numri të madh aktorësh dhe duke bashkuar teorinë me politikat dhe praktikën.

Evolucioni intelektual i ndërkombëtarizimit ka ndodhur në mbarë botën krah për krah me zhvillimin e një komuniteti organizatash të dedikuara në shërbimin e arsimit ndërkombëtar përmes programimit, zhvillimit të njohurive dhe trajnimit profesional për ata që punojnë në këtë fushë.

Eksplorimi i mëhershëm i burimeve të ndryshme të të dhënave ka rezultuar në një tregues të qartë se hulumtimi mbi arsimin e lartë është kryesisht i përqëndruar në një numër relativisht të vogël të qendrave kërkimore të vendosura në një numër të vogël vendesh (kryesisht vende të pasura dhe anglisht-folëse)

Për më tepër, rezultatet hulumtuese për ndërkombëtarizimin janë grumbulluar në mënyra të ngjashme, që burojnë në mënyrë disproporcionale nga Australia, Evropa dhe Amerika e Veriut. Disa tema janë gjithashtu të mbipërfaqësuara në literaturën që kemi në dispozicion, duke filluar nga eksperienca amerikane e studimit jashtë, në procesin e përshtatjes së studentëve ndërkombëtarë në programe si raste individuale ose analiza të studimit të rasteve institucionale.

Një një botë me dimensione që lidhen me fenomenin e ndërkombëtarizimit, hulumtimi mbi këtë temë mbetet i mangët ose i injoruar krejtësisht. Për të ndrequr këtë situatë, angazhimet për të eksploruar modele të reja, tema të reja dhe kontekste të reja për ndërkombëtarizimin duhet të shndërrohen në prioritet për palët e interesit.

Palët e interesuara përfshijnë qeveritë dhe organizatat e politikave që mbështesin kërkimin si dhe mundësojnë financimin për hulumtime; kërkuesit shkencorë të afirmuar të cilët të përcaktojnë një axhendë personale që përfshin përfitimin e vazhdueshëm të bursve studimeore si dhe aftësinë për të ndërtuar dhe ndikuar një netëork kolgësh; studentët e diplomuar dhe akademikët e rinj që ndërmarrin teza paraprake, disertacione dhe projekte të hershme postdoc, si dhe mentorët të cilët i drejtojnë këta individë që priren të kenë një karrierë të hershme.

Ndërkombëtarizimi është qartazi një fenomen mbarëbotëror, megjithatë pjesa më e madhe e hulumtimeve prodhohen ende nga – dhe përbën interes për –  vendet e mëdha anglisht-folëse dhe të zhvilluara. Si i tillë, kontekste të reja për ndërkombëtarizim përfshijnë shtetet dhe rajonet e botës, kategoritë e institucioneve dhe mjediset e tjera ku ka pasur hulumtime të kufizuara deri më tani. Shembujt me të cilët jemi njohur me hulumtimet që po ndërmerren në lidhje me kontekstet e reja përfshijnë një fokus në vendet e largëta gjeografike dhe – ose komunitetet shumë të margjinalizuara (për shembull, për shkak të mbizotërimit të një gjuhe që nuk është folur gjerësisht ose përhapjes së pasigurisë ose izolimit kulturor ), ose në kontekste të krizës ekstreme ekonomike apo privimit.

Çfarë dimë me të vërtetë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në zonat kufitare të kontestuara, në lidhje me lëvizjet e indigjenizimit, në rajonet me klime shumë të papërshtatshme ose në mjedise të largëta rurale apo të shkretëtirës? Ne e dimë se ka disa studiues të rinj që po gërmojnë në këto tema dhe se ata duhet të inkurajohen më shumë.

Duke pasur parasysh botën komplekse dhe dinamike në të cilën jetojmë, tema të reja për ndërkombëtarizimin duhet të gjejnë rrugën e tyre në bazën tonë të njohurive kolektive çdo ditë. Ne vëmë në dukje me entuziazëm një numër studiuesish të karrierës së hershme, të cilët po shohin se si ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë, i shërben numrit në rritje të individëve të cilët përballen me migrimin e detyruar në mbarë botën.

Të tjerët na ndihmojnë të mësojmë nga përpjekjet e ndërkombëtarizimit, të ndërmarra në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm në kontekste të ndryshme dhe të reflektojmë se si ndërkombëtarizimi ndërthuret me formimin e identitetit individual, identitetit kombëtar dhe angazhimit rajonal në rajone të ndryshme të botës.

Ende të tjerët po eksplorojnë mënyra në të cilat mund të nxisin ndërkombëtarizimin në qasjen për trajnimin e akademikëve të ardhshëm ose avancimin e punës së shkollave universitare dhe fakulteteve të arsimit, midis temave të tjera. Nevoja për vëmendje ndaj temave të reja në lidhje me ndërkombëtarizimin është eksplorimi akut dhe i gjerë i peizazhit rreth nesh kërkon vëmendje dhe mbështetje të qëndrueshme.

Metodat e reja për hulumtimin e ndërkombëtarizimit na shtyjnë masivisht drejt konsideratave të rëndësishme rreth asaj se si bazohet njohuria jonë në këtë fushë.

Puna e një numri studiuesish të rinj në moshë, me të cilët po njihemi tashmë, po na jep një pasqyrë të thuajse gjithçkaje, që nga mundësitë e analizimit të të dhënave ekzistuese për të kuptuar më mirë zgjedhjet e studentëve që preferojnë mobilitetin ndërkombëtar si dhe dinamikat e përvojës së tyre; tek potenciali për modelimin e temave për të kuptuar një grup të gjerë politikash qeveritare dhe iniciativave të fokusuara në ndërkombëtarizimin në kontekste të ndryshme kombëtare; dhe konsideratat filozofike dhe historike të rrënjëve protestante që i nënshtrohen teorisë perëndimore të ndërkombëtarizimit.

Nga proceset biologjike në analizën narrative, metodologjitë për të eksploruar fenomenin e ndërkombëtarizimit mund të zbatohen në mënyra shumë dinamike dhe interesante, të cilat ofrojnë njohuri pasuese gjatë kohës.

UET “ndërkombëtar”

Ndër vite Universiteti Europian i Tiranës ka pasur në fokus ndërkombëtarizimin. Këto strategji vijnë në kuadrin e objektivave të këtij universiteti për t’u shndërruar në një qendër të rëndësishme kombëtare dhe rajonale sa i takon bashkëpunimit universitar, shkëmbimeve me karakter kërkimor shkencor dhe debatin e ideve që promovojnë vlerat akademike dhe ato të qytetarisë europiane. Krahas kësaj, objektiv është përfshirja në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve europiane të arsimit të lartë, projekte që mbi të gjitha targetojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standardeve europiane të cilësisë, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, përkthime e botime akademike e pedagogjike nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, pajisjen e mjediseve mësimore dhe laboratorëve etj.

Ndër vite UET ka arritur një bashkëpunim të frytshëm me më tepër se 90 universitete partnere prestigjioze, si: Stockholm Business School në Suedi, Lappeenranta University of Technology në Finlandë, The Hague University of Applied Sciences në Holandë, Humboldt University dhe Hochschule Ludwigshafen në Gjermani, NOVA University of Lisbon në Portugali, Universiteti i Salzburgut në Austri, Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti La Sapienza i Romës në Itali etj. Të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit kanë rezultuar në përfitime konkrete për studentët e UET apo stafin akademik, duke pasur jo vetëm mundësi mobiliteti, por edhe mundësi për të fituar diploma të dyfishta, për të qenë pjesë e projekteve kërkimore të përbashkëta dhe të programeve të studimit në distancë etj.

Tregu i punës është sot për sot tejet dinamik dhe kompetiv, si dhe është në kërkim të vazhdueshëm të një kapitali human që është i përgatitur në një shumësi aspektesh, në sferën e zhvillimit personal ashtu si në atë të aftësisë për t’u përshtatur me trendet e globalizimit. Në një situatë të tillë, është “detyrë” e universiteteve që të sjellin ofertën më të mirë akademike, duke përfshirë në të, mundësitë më të mira që një student pas përfundimit të mësimeve të jetë i përgatitur që të përballet me tregun e punës me të gjitha aftësitë e duhura.

Lista e 34 universiteteve për studimet ndërkombëtare

 

Universiteti Numri i studentëve Programi i Studimit
1 FH Joanneum 2 Business Management; Information Technology
2 Paris Lodron Universität Salzburg 4 Political Science
3 Lappeenranta-Lahti University of Technology 2 Information Technology
4 Ludwigshafen University of Economics and Society 1 Business Management;  Finance and Accounting;
5 University of Pavia 4 Design; Communication PR
6 UNINT 4 Political Science
7 Roma 3 3 Law
8 Riga Technical University 1 Information Technology
9 Hague University of Applied Sciences 2 Communication; European Studies
10 Nicolaus Copernicus 2 Business Management; Economy
11 University of Almeria 1 Finance and Banking; Business Management; Psychology; International Relations
12 University of Valladolid 2 Finance and Banking
13 Malardalen University 8 Informatics Engineering; Information Technology (Double Degree Program)
14 Uppsala University 5 Finance; Visual Arts
15 Varna University of Management 2 Informatics Economy; Finance Accounting
16 Mendel University in Brno 1 Law
17 University of Lille 1 Humanities
18 Rouen University 2 Humanities
19 University of Applied Sciences Emden/Leer 3 Business Administration
20 Óbuda University 4 Business Management
21 University of Palermo 2 All faculties
22 University of Bologna 2 Information Technology
23 Klaipeda State University of Applied Sciences 3 Business Management; Communication
24 Tilburg University 1 Business Management
25 University of Lublin 2 Information Technology; Business Management
26 Kwydzen University 2 Business Management
27 University of Minho 2 Business Management; Law; Psychology
28 University of Beira Interior 2 International Relations
29 Sibiu University 2 Linguistics; Arts
30 Siuliai University 2 Economy; Humanities
31 Gheorghe Asachi Technical University 2 Information technology; engineering
32 West University of Timisoara 2 Business Management; Psychology
33 University of Cordoba 2 Business Management
34 Hacettepe University 2 Computer Science; Finance

/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH