Cormac McCarthy, një nga romancierët e mëdhenj të letërsisë amerikane, vdiq të martën për shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Santa Fe, N.M. Ai ishte 89 vjeç. Vdekja e tij u konfirmua përmes një deklarate nga botuesi i tij.
McCarthy fitoi çmimin Pulitzer në 2007 për historinë e tij mahnitëse, post-apokaliptike, të dashurisë babë e bir të titulluar “Rruga”. Ai shkroi shpesh për të rinjtë, përmes një proze të ashpër dhe lirike. Kishte një ndjeshmëri të fortë ndaj punës së tij.
"McCarthy ishte, nëse jo romancieri ynë më i madh, sigurisht stilisti ynë më i madh," thotë J.T. Barbarese, një profesor i anglishtes dhe shkrimtar në Universitetin Rutgers. "Obsesion jo vetëm me origjinën e së keqes, por edhe me historinë. Dhe këto dy tema kryqëzohen përsëri dhe përsëri dhe përsëri në shkrimet e McCarthy." /Liberale.al/