Aktualitet

Motra e 27-vjeçarit që u vetëvra në "anije hotel" në Britani tregon bisedën e fundit me të: Rojet e trajtonin si kafshë, pati probleme...

Shkruar nga Liberale
Motra e 27-vjeçarit që u vetëvra në "anije

Leonard Farruku nga Manza është shqiptari i cili u vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm, ku mbahen azilkërkuesit në Britaninë e Madhe.

Sipas "Daily Telegraph" 27 vjecari pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani verën e kaluar.

Ngjarja e rëndë u bë publike të mërkurën, ndërsa mediet raportojnë se i riu shqiptar ishte ankuar për gjendjen e tij mendore një ditë para se të ndërronte jetë.

Motra e viktimës, Jola Dushku që jeton në Itali, tha se ishte e tronditur nga lajmi të cilin e morën vesh nga të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka deklaruar se do të mësoje të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllain në anijen Bibby Stockholm dhe  se i vëllai i kishte thënë në bisedën e fundit me të se rojet e trajtonin si kafshë.

“Kur fola me të herën e fundit, ai më tha se po trajtoheshin nga rojet si kafshë. Vëllai im, kur mbërriti në Britaninë e Madhe i dha Home Office adresën e të afërmve tanë në Londër.

Ata u kontaktuan nga policia e cila u tregoi se çfarë kishte ndodhur. Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk kemi më shumë detaje se si ai vdiq”, tha ajo.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH