Një 22-vjeçar nga fshati Shëndëlli, Bashkia Konispol është denoncuar i zhdukur 2 ditë më parë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga motra e tij. 27-vjeccarja M. Gj. ka denoncuar se më 14 dhjetor vëllai saj Fatjon Doda, 22 vjeç, është larguar nga banesa dhe prej asaj dite nuk ka asnjë informacion prej tij.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zhdukjen e 22-vjeçarit, ndërsa burime për “BalkanWeb” bënë me dije se rezulton me precedentë penalë.
Njoftimi i Policisë
Një ditë më parë Policia e Vlorës bëri me dije se më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç dhe se po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.