Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Shkodër/ Rrëshqitje dherash, shtëpi e shkolla të dëmtuara

Shkruar nga Liberale
Moti i keq shkakton probleme në Shkodër/ Rrëshqitje dherash,

Reshjet e shiut në Shkodër kanë krijuar probleme në akset rrugore, si dhe ka sjellë dëmtime të banesave.

Rënia e gurëve ka sjellë probleme në aksin rrugor Prekal-Breglumi. Edhe në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh, ndërkohë që po punohet me fadromë për largimin e tyre.

Në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në disa zona ka pasur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.

Në Vaun e Dejës disa rrugë janë bllokuar nga prurjet e lumit Gjadër. Po ashtu, raportohen probleme me mungesën e energjisë elektrike në Vaun e Dejës dhe në Hajmel.

Një shtëpi është dëmtuar në fshatin Dardhë të Fushë Arrëzës. Banesë me dy anëtarë është në pronësi të shtetasit Nikoll Pjetër Kola. Një shkollë është dëmtuar ndërkohë në Gjegjan të Pukës. Moti i keq ka prishur çatinë e godinës.

Aksi rrugor Qelëz-Ukth Maja Mrigës në Pukë është dëmtuar plotësisht, ndërsa rrëshqitje dheu ka në aksin rrugor të Kabashit, Memaj Buhot, aksin rrugor Bicaj-Blinisht Krovë. Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe në digën e rezervuarit, pasi raportohen rrëshqitje dheu.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH