Aktualitet

MOTI I DITËS, temperaturat minimale sot arrijnë në -10 gradë

Shkruar nga Liberale
MOTI I DITËS, temperaturat minimale sot arrijnë në -10 gradë

I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthjellët por shumë të ftohtë.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pikërisht në këto zona problematikë e theksuar do të jenë ngricat për shkak se 24- orëshi do të jetë në vlera negative. Orët e vona të mbrëmjes sjellin edhe një erë të ftohtë lindore duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë në zonat bregdetare.

Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -10 °C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH