Tërmetet nuk mund të parashikohen, e për rrjedhojë nuk mund të bëjmë asgjë për të shpëtuar prej tyre. Por ama, mund të mësojmë si të sillemi dhe reagojmë në situatën pas tërmetit. Mbi të gjitha është mirë që të ruhet qetësia, e të mos përhapet panik.
Më poshtë po ju sjellim një intografikë përgatitur nga OJQ-ja ‘probleme.me’, ku mund të informoheni më shumë rreth asaj se çfarë duhet të bëni pas një tërmeti.
Si të veprojmë gjatë kohës së tërmetit?
Rrini të qetë dhe mos lejoni që t’iu kap paniku.
Jeni të vetëdijshëm se pas dridhje së parë shumë shpejt vijnë edhe dridhjet e tjera më të fuqishme.
Mos bëj panik! Mos u mundoni të largoheni! Shtrihuni në dysheme, mblidhu dhe mbroje kokën.
Menjëherë strehohu në një vend të sigurt: te pragu i derës, muret bartëse, poshtë tavolinës ose pjesë të tjera të forta të mobilieve, ose mbuloni fytyrën edhe kokën me duar dhe strehohuni në këndin e murit të brendshëm të ambientit dhe qëndroni aty derisa zgjatë dridhja.
Nëse jeni i shtrirë afrohuni afër shtratit dhe mbroni kokën me duar. Largohuni nga dritaret, xhamat, nga muret e jashtme dhe dyert ose çdo gjë që lehtësisht mund të rrëzohet siç janë dollapët, raftet, abazhurët ose objekte të ngjashme. Qëndroni në ambiente të mbyllura për aq kohë sa zgjasin dridhjet (lëndimet më të shumta ndodh gjatë përpjekjeve për tu larguar nga hapësirat e mbyllura derisa të zgjasin lëkundjet). Për sa kohë zgjasin lëkundjet mos përdorni ashensorin.
Si të veproni kur gjatë kohës së tërmetit jeni në vend të hapur?
Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.). Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete. Ndaloni nëse keni mundësi, por shikoni mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion. Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drurëve, mbikalime ose kabllo elektrike. Vazhdoni me kujdes kur të ndalen lëkundjet. Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.
Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme).
Si të veproni kur gjatë kohës së tërmetit jeni në automjet?
Ndaloni nëse është e mundur, por mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion. Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drurëve, mbikalimet dhe kabllove elektrike. Vazhdoni me kujdes kur të ndalen lëkundjet. Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.
Si të veproni kur ndodheni nën rrënoja?
Mos ndizni shkrepëse. Mos lëvizni dhe qëndroni i qetë. Goditni gypat ose murin që të munden ekipet e shpëtimit të ju gjejnë. Nëse keni bilbil përdorni atë. Bërtisni vetëm nëse është zgjidhja e fundit (me bërtitjen mund të thithni sasi të mëdha të pluhurit, dhe ai është shumë i rrezikshëm). Ruani vetëdijen dhe mundohuni që të orientoheni.
Nëse jeni i shtypur me material, filloni me mënjanimin e të njëjtave (kurseni forcën dhe kujdes nga mjetet e mprehta dhe nga lëndimet tjera).
Si të veproni pas valës së parë të tërmeteve? Jeni të përgatitur për lëkundje të tjera.
Nëse objekti është i dëmtuar për shkak të mundësive të paraqitjes së lëkundjeve të tjera, largohuni i qetë, pa panik (fillimisht nënat me fëmijë, të sëmurë, pleq dhe persona me aftësi të kufizuar). Nëse jeni në objekt të dëmtuar dhe ndjeni erën e gazit ose vëreni kabllo të këputura, mos ndizni qiri ose shkrepëse (ekziston rreziku për eksplozivë). ndiqni udhëzimet nga institucionet kompetente. telefonin përdorni minimalisht (të mos ngarkohet linjat). Mos shfrytëzoni veturë që ekipet e shpëtimit të veprojnë me efikasitet. /Liberale.al