Aktualitet

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Të kujtojmë për çorapet shqyera

Shkruar nga Liberale
Ministri serb i përgjigjet Ramës: Të kujtojmë për

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vuli i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Vulin ironizon kreun e qeverisë shqiptare duke thënë se është përpjekur të paraqesë manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij, teksa shton se Ramën e "kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera".

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK. U përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. “Shqiptarët” janë një popull që nxori Esad Pashë Toptanin, kurrë nuk do t’i identifikoj ata me Ramën. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.

Ditën e djeshme, pas konferencës mes Ramës dhe Avdullah Hoti, ministri serb Aleksandër Vulin reagoi duke thënë se po krijohet Shqipëria e Madhe, duke kërkuar kështu bashkimin e të gjithë Serbëve.

Ditën e sotme, Rama përmes një postimi në Twitter i kërkoi llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri, duke thënë se shpreson që kjo deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt duhet ta ndëshkojë atë për këtë shfaqje të mjerë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH