
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në konferencën për Sigurinë Kibernetike iu ka bërë thirrje të rinjve profesionistë të kësaj fushe, që të bashkohen për të forcuar strukturat e sigurisë digjitale.
“Në mënyrë që të ndërtojmë një ekosistem sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm (resilient) ne duhet të çojmë në një nivel tjetër punën tonë. Synimi ynë është të jemi konkurrues njësoj si sektori privat kur është fjala tek përthithja në institucionet tona publike e kapaciteteve të mira njerëzore në këtë fushë. Po punojmë në këtë drejtim për një skemë të re trajtimi financiar dhe zhvillimi në karrierë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në këtë përpjekje të përbashkët për të mbrojtur sistemet tona dixhitale nga sulmet kibernetike. E përfundoj këtë fjalë me një ftesë të hapur ndaj të rinjve dhe të rejave profesionistë të kësaj fushe, të na bashkohen në projektin tonë për të ngritur e forcuar strukturat dhe politikat e reja të sigurisë kibernetike në Policinë e Shtetit”, u shpreh Çuçi.
Po ashtu, ministri i Brendshëm është shprehur se, do të rritet buxheti për investime në këtë sektor.