Aktualitet

Meta takon Presidenten e Estonisë: Më shumë bashkëpunim ekonomik

Shkruar nga Liberale
Meta takon Presidenten e Estonisë: Më shumë bashkëpunim

Presidenti Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Estoni, ku ka zhvilluar fillimisht një takim me presidenten Kersti Kaljulaid. Meta shprehu nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Estonisë. E megjithatë, e falenderoi homologen estoneze për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Meta vuri në dukje faktin se më 18 tetor vendi shpreson të marrë lajmin e mirë nga Këshilli i Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Presidenti vlerësoi gjithashtu Memorandumin e Bashkëpunimit për procesin e Integrimit Europian që u nënshkrua gjatë vizitës mes dy vendeve, duke e cilësuar si një mundësi të shkëlqyer për të mësuar nga përvoja estoneze në këtë fushë.

Pasi palët ndanë të njëjtat vlerësime mbi zhvillimet në rajonet respektive, sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe proceset e integrimit euro-atlantik, Meta bëri me dije me anë të një postimi në Facebook se e ftoi presidenten Kaljulaid për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH