Aktualitet

Meta publikon videon e dytë në anglisht në mbrojtje të Kushtetutës

Shkruar nga Liberale
Meta publikon videon e dytë në anglisht në mbrojtje të

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar spotin e tij në gjuhën angleze për mbrojten e Kushtetutës.

“Ky është spoti i dytë i autorizuar nga unë në gjuhën angleze, për të denoncuar dhe njohur opinionin ndërkombëtar për përpjekjen për grusht shteti, përmes uzurpimit mafioz të kontrollit të Gjykatës Kushtetuese,”-shkruan ai.

Më herët Presidenti është shprehur se disa nga pyetjet e spotit të parë, marrin përgjigje në spotin e dytë. Në video thuhet se kreu i KED, Ardian Dvorani është vetëm një përcjellës i vendimeve të institucionit që drejton.

Presidenti ka bërë dhe një kallëzim penal ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit, duke thënë se ka marrë kompetenca që nuk i përkasin si dhe ka bërë veprime mafioze për emërimet e anëtarëve të KED-së.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH