Arte

Maturantja shqiptare del e para në Universitetin e Athinës

Shkruar nga Liberale
Maturantja shqiptare del e para në Universitetin e Athinës

Albiona Manço është maturantja shqiptare, e cila ka arritur të mbledhë rekord pikësh në provimet shtetërore në Greqi, duke u klasifikuar e para në degën Informatike të “OPA” në Universitetin Ekonomik të Athinës. Specifikisht, ajo u vlerësua me 18.750 pikë.

Mirëpo, ndryshe nga të tjerët, Manço, nuk ka ka ndjekur kurse private, duke deklaruar se nuk pranoi kurrë të shkonte në kurse pas shkollës, me argumentin se do ta privonin nga aktivitetet e tjera jashtëshkollore.

Shqiptarja ka vënë në pah ndihmën dhe mbështetjen e prindërve të saj: “Ky rezultat është piedestali në të cilin ngjitesha gradualisht me ndihmën e mbështetjen e prindërve të mi, nga klasa e parë fillore”.

Prindërit e Albionës zgjodhën të iknin në Greqi para se vajza e tyre të vinte në jetë. Ajo shprehet se kishte çaste që ajo ndihej e huaj në shkollë: “Nuk ishte e lehtë si fëmijë emigrantësh, duke u rritur, në gjimnaz e lice u qetësova se kishte dhe fëmijë të tjerë të huaj. Si përfundim, diskriminimi sado i kufizuar që përjetova, më forcoi, më bëri më të përgatitur e të matur”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH