Aktualitet

Manastirliu: Javën e ardhshme fasha e orare do bëhet 2 orë e 30 min

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Javën e ardhshme fasha e orare do bëhet 2 orë e 30

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat foli për hapjen e vendit, pas izolimit për shkak të koronavirusit. Manastirliu tha se po prashikohet që nga java e ardhshme fasha orare për individët të shkojë në 2 orë e 30 minuta si dhe hapjen e disa bizneseve të tjera.

“Nëse treguesit do të jenë të qëndrueshëm, nga java e ardhshme, do të rrisim në 2 orë e 30 minuta fashën orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. Do të lejojmë transportin taksi nga qyteti në qytet me vetëm një person pasagjer, sipas masave të përcaktuara në protokollin specifik për udhëtimin me taksi”, tha Ministrja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH