Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës.
Një makinë ka përplasur një punonjës rruge në aksin Berat-Fier. Më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Sipas News24, punëtori ka ndërruar jetë. Viktima identifikohet si Mentor Lama nga fshati Thumanë rreth 45-vjeç.
Mjeti qe e goditi mësohet të jetë tip Peugeot me targa AA 067 GM. Policia është nisur drejt vendngjarjes.