Kronikë

Makina futet në lokal dhe merr para dy të moshuar në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Makina futet në lokal dhe merr para dy të moshuar në Tiranë

Një 28-vjeçar në Tiranë është vënë në procedim penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ndërsa po drejtonte makinën ka humbur kontrollin e saj dhe është futur në një lokal.

Si pasojë e këtij incidenti kanë mbetur të plagosur dy të moshuar të moshave 73 dhe 71 vjeç.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin V. Z., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mëngjesin e sotëm, në Kombinat, duke drejtuar automjetin, ka tentuar të kalojë nga trotuari në rrugë, por gjatë manovrimit ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u futur në ambientet e një lokali në anë të rrugës.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetaset A. Sh., 73 vjeçe dhe F. T., 71 vjeçe, që po qëndronin në këtë lokal.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH