Sport

UEFA nisi hetim për sharjet, reagon Daku: Afekti i lojës bën të vetën

Shkruar nga Liberale

UEFA nisi hetim për sharjet, reagon Daku: Afekti i lojës bën

UEFA ka nisur një hetim ndaj FSHF-së për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, por edhe ndaj sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ku ky i fundit shau shtetin maqedonas.

Pas kësaj ka ardhur një reagim i menjëhershëm prej Dakut i cili shkruan:

Përshëndetje të gjithëve! Së pari dua të jem falënderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar. Me respekt, Mirlind Daku”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH