Sport

Spanja dhe Anglia luajnë për histori

Shkruar nga Liberale
Spanja dhe Anglia luajnë për histori

Spanja ose Anglia- një nga këto dy skuadra do festojë. Ajo që do shpallet kampione e Euro2024, do të shkruajë edhe historinë.

Nëse kampione do shpallet Spanja, kjo kombëtare do shndërrohet si më e suksesshmja e kësaj gare, me një trofe më shumë sesa Gjermania. Do ishte hera e katërt që spanjollët do triumfojnë në turneun e Europianit.

Kurse Anglia do ishte kampione për herë të parë e trofeut kontinental, nëse do triumfonte në këtë finale.

Spanja ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt kësaj finaleje. Ajo ka shkruar historinë me gjashtë fitore dhe me një rekord 100% nga po kaq ndeshje të luajtuara. Është favorite. Anglia krejt ndryshe, ka pasur vështirësi dhe mezi ka kaluar ccdo ndeshje në fazën eleminatore. Por, tani është në garë për trofeun e kampionit.

Spanja triumfoi në Europian në vitet 1964, 2008 dhe 2012. Përgjatë kësaj periudhe, spanjollët e kanë fituar edhe një Kupë të Botës në vitin 2010. Fazën në grup e kaloi pa pësuar asnjë gol dhe fare pak u sfiduan në fazën e eleminimit direkt nga Gjermania dhe Franca. Spanja e eliminoi edhe Gjeorgjinë 4:1 në një të tetën e finales.

Në mesin e futbollistëve që shkëlqeu ndaj Gjeorgjisë ishte edhe Lamine Yamal, emri i të cilit njihet në mbarë botën tani. Sulmuesi i Barcelonës realizoi supergol ndaj Francës dhe u fut në librat e historisë, si golashënuesi më i ri në një Kampionat Europian. Të shtunën festoi ditëlindjen e 17-të.

Anglia nga ana tjetër kishte një fitore e dy barazime në fazën e grupeve.
Ishte vetëm disa sekonda larg eliminimit në një të tetën e finales së Europianit nga Sllovenia. Jude Bellingham realizoi me goditje me gërshërë dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdim. Harry Kane bëri detyrën duke realizuar me kokë për avancimin e “Tre Luanëve”, pa pasur nevojë të ekzekutoheshin më penalltitë.

Por, falë penalltive të sakta, Anglia vazhdoi në gjysmëfinale dhe eliminoi Zvicrën. Bukayo Saka ishte hero i anglezëve kur barazoi shifrat dhjetë minuta pa u mbyllur ndeshja. Saka shënoi edhe njërën prej pesë penalltive, për ta lënë pas kujtimin jo të mirë nga “Euro 2020”, kur Anglia u mposht në finale nga Italia në “Ëembley”.

Atëherë ishte hera e parë kur Anglia iu afrua kaq shumë trofeut të një Europiani. Një tjetër rast për triumf do jetë e diela. Në rast të një fitoreje, për Anglinë do të ishte trofeu i dytë madhor pas 58 vjetësh, pas atij të vitit 1966, kur fitoi Kupën e Botës.
 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH