Sport

Sot stërvitja e fundit/ Kombëtarja udhëton drejt Londrës për ndeshjen me Anglinë

Shkruar nga Liberale

Sot stërvitja e fundit/ Kombëtarja udhëton drejt Londrës

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ditën e sotme seancën e fundit stërvitore në Tiranë, në prag të ndeshjes së parë kundër Anglisë në Uembli.

Pasi do të zbresin në fushën me bar natyral të “Shtëpisë së Futbollit”, pasdite kuqezinjtë do të nisen me avion çarter për në qytetin e Londrës.

Stafi teknik ka kërkuar që ky udhëtim të bëhet dy ditë përpara ndeshjes, kështu lojtarët do të kenë mundësi që të pushojnë. Ditën e nesërme do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore në Uembli dhe konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, dhe një prej lojtarëve ose kapitenit të ekipit.

Ndeshja do të luhet ditën e premte, duke nisur nga ora 20:45.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH