Sport

Përplasen tifozët e Tiranës dhe Partizanit, lëndohen disa policë

Shkruar nga Liberale
Përplasen tifozët e Tiranës dhe Partizanit, lëndohen disa

Nuk ka munguar tensioni para derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Përplasja e tifozëve ka sjellë edhe lëndimin e disa policëve.

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës. Madje, mësohet se, një prej efektivëve ka pësuar dëmtime të rënda.

Kujtojmë se për qetësimin e situatës u desh shoqërimi i disa mbështetësve jashtë dyerve të stadiumit. Derbi Partizani-Tirana, i vlefshëm për Superioren, mbahet në stadiumin “Arena e Demave”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH