Sport

Për një medalje në “Paris 2024”, Shqipëria ka edhe një shpresë të fundit: I rikthehet papritur në garë mundësi rus i eliminuar!

Shkruar nga Liberale

Për një medalje në “Paris 2024”, Shqipëria ka

Mundësi rus Chermen Valiev, pjesë e ekipit tonë olimpik, është rikthyer në garë pavarësisht eliminimit.

Valiev është rikthyer në garë për medaljen e Bronzit dhe e gjitha kjo ka ndodhur pas fitores së mundësit nga Uzbekistani, Jamalov në gjysmëfinale.

“Chermen Valiev rikthehet në garë për medaljen e Bronzit. Pas fitores së mundësit Jamalov nga Uzbekistani në gjysmëfinale, sportisti i Team Albania ka një mundësi tjetër për medaljen e Bronzit

Kundërshtari i Valiev do të përcaktohet nga përballja mes sllovakut Salbazanov dhe bjellorusit Kadzimahamedau, nesër duke nisur nga ora 11:00. Valiev duhet të fitojë 2 ndeshje për të marr medaljen e Bronzit”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të KOKSH.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH