Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Një sfidë e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.
Miqtë çekë arritën të trondisnin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, por vetëm kaq.
Shqipëria krijoi mundësi në të dytën, por duke u kujdesur të mos pësonte nga kundërshtari.
Asgjë nuk ka ndryshuar në grupin B1 të Ligës së Kombeve, pas ndeshjeve sot. Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 0-0 me Çekinë, ndërsa Ukraina me Gjeorgjinë u ndanë me rezultatin 1-1. Kështu Çekia kryeson me 8 pikë. Në anën tjetër Gjeorgjia dhe Shqipëria ndjekin me 7 pikë. Për shkak të golavarazhit, Gjeorgjia ndodhet në vendin e dytë.
Vendin e fundit e mban Ukraina me 5 pikë. Kështu fatet e grupit do të vendosen në raundin e gjashtë. Shqipëria pret Ukrainën, teksa Çekia dhe Gjeorgjia përballen bashkë.